Menu

Gërxhaliu: Kosova të aplikojë urgjentisht për anëtarsim në OBT

Kryetar i Odës ekononmike, Safet Gërxhaliu, ka kërkar ugjentisht që Kosova të aplikojë për anëtarsim në Organizatën Botërore të Tregtisë.

oda e kosoves

Kryetar i Odës ekononmike, Safet Gërxhaliu,  ka kërkar ugjentisht që Kosova të aplikojë për anëtarsim në Organizatën Botërore të Tregtisë.

“Kosova ka filluar bisedimet dhe takimet me OBT, shumë kohë më parë por vazhdon të jetë larg këtij institucioni për shkak të mos paraqitjes të një kërkese formale për anëtarsim në këtë organizatë“, thuhet në një raport publikuar nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Sipas mbarëvajtjes së këtij procesi, cështja e paraqitjes së kërkesës zytare për anëtarsim në sekretariatin e OBT-së është tërësisht politike, pavarësisht përgatitjeve teknike që janë bërë në këtë drejtim të anëtarsimit.

OBT-ja me seli në Gjenevë të Zvicrës është  ka në strukturën e saj pothuajse të gjitha shtetet e botës, përfaqësuesit e së cilave zhvillojnë diskutime dhe përfaqësojnë interest e shteteve të tyre respketive për çështje të tregtisë, duke filluar nga tarifat dhe barrierat jo-tarifore e deri te shqyrtimi i politikave tregtare të vendeve anëtare të OBT-së.

Kosova nga anëtarsimi në OBT, fillimisht si vëzhguese, do të fitoj më shumë politikisht së sa ekonomikisht.

Prezenca e përfaqësuesit të Kosovës ne takimet dhe diskutimet rreth tregtisë botërore në OBT, ka rolin e saj kyq në përgatitjen e vendit për anëtarsim të plotë në këtë organizatë që rrjedh pas statusit të vëzhguesit dhe përafrim të legjislacionit konform rregullave të OBT-së

Negociatat për anëtarsimin e vendeve tjera  kanë zgjatur mes  dhe 15 vite, andaj është momenti I fundit kur Kosova duhet seriozisht të shqyrtojë aplikimin në OBT.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*