Menu

Gattuso gjen zgjidhjen e problemeve në Milan

Gennaro Gattuso ka kërkuar punë nga skuadra e Milanit duke lënë anash problemet në klub.

gusto

Gennaro Gattuso ka kërkuar punë nga skuadra e Milanit duke lënë anash problemet në klub.

Pavarësisht problemeve të reja që kanë dalë me pronësinë e klubit, Milani i Gattusos nisi sot zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ardhshëm futbollistik.

Tekniku i kuqezinjve, Genaro Gattuso doli në një konferencë për shtyp, ku foli për situatën aktuale, ndërsa pranoi se ka nevojë për më shumë qetësi.

“Natyrisht që kjo nuk është një periudhë e mirë, sa i përket çështjeve organizative të klubit, por jam i sigurt se do të vijnë gjëra më të mira. Skuadrën e shoh të qetë, pasi askush nga lojtarët nuk na ka kërkuar largimin, por nëse do të kishte akoma më shumë qetësi, do të ishte edhe më mirë për punën tonë. E vërteta është se këto probleme na shoqërojnë prej kohësh, por ne në klub nuk i kemi ndjerë, pasi kemi pasur gjithmonë financat e duhura për të punuar”, deklaroi tekniku i Milanit.

Sa i përket merkatos, Gattuso theksoi se ua ka bërë të qarta dëshirat e tij drejtuesve, ndërsa për formacionin tha se do të jetë fusha ajo që do ta vendosë.

“Emrat që do të doja në merkato, klubi i di tashmë dhe shpresojmë të bëhet ndonjë gjë. Dua një zëvendësues për Kessie dhe një sulmues anësor. Sa i përket sulmit, kemi 4 në majë, ndaj nuk do të jetë e nevojshme të marrim edhe Zazën, që është shumë i ngjashëm me Cutronen. Pres që disa lojtarë të bëhen më të “këqij” në fushë dhe të meritojnë formacionin, pasi askush nuk të dhuron gjë, në futbollin e sotëm”, tha trajneri Gattuso.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*