Menu

Galaxy Tab A, tableti për të gjithë familjen

Pas Galaxy Tab Active 2, i dizenjuar për bizneset, Samsung sjell tabletin për të gjithë familjet, ai quhet Galaxy Tab A.

Galaxy Tab A

Ky tablet ka një pamje të përmirësuar, trup të lëmuar metalik dhe skaje të rrumbullakëta, duke e bërë atë më të përshtatshëm për t’u mbajtur. Tableti ofron bateri me jetëgjatësi më të lartë, ekran që duket mirë në çdo lloj drite dhe memorie të zgjeruar duke shtuar hapësirë të jashtme.

“Në Samsung, ne vazhdojmë të punojmë drejt inovacionit kuptimplotë që kënaq klientët tanë dhe plotëson nevojat e tyre unike,” tha Sangsuk Roh, zëvendës-president i Strategjisë së Produkteve Tablet, të Mobile Communications Business pranë Samsung Electronics. “Tab Galaxy A është projektuar si për prindërit edhe për fëmijët. Ky tablet është shumë i përshtatshëm për ta përdorur në çdo ambient, qoftë edhe kur jemi të shtrirë në kolltuk, me jetëgjatësi të lartë të baterisë që zgjat gjatë gjithë ditës për të gjithë familjen.”

Për të përmirësuar përdorimin dhe performancën e përditshme, Galaxy Tab A është i pajisur me një ekran të ndritshëm dhe të përshtatshëm për të parë shfaqjet televizive të preferuara në të gjitha drejtimet, duke luajtur lojra ose duke shfletuar ëeb-in në një ekran që duket shumë mirë edhe nën rrezet e diellit. Gjithashtu, ka një filtër opsional blu për të balancuar ndriçimin dhe për të zvogëluar tendosjen e syve, duke e bërë më të lehtë shikimin e përmbajtjes gjatë natës edhe nën ndriçimin e zbehtë.

Bateria me jetëgjatësi të lartë (5,000mAh) e Galaxy Tab A lejon përdoruesit të shikojnë filma, të luajnë lojëra, të dërgojnë email-e dhe më shumë, të gjitha me një karikim të vetëm që zgjat deri në 14 orë.1 Me 16 GB memorie të integruar dhe memorie të zgjeruar (deri në 256 GB2) për skedarë shtesë, Galaxy Tab A i lejon përdoruesit të ruajnë më shumë aplikacione dhe përmbajtje, qoftë në shtëpi ose kur janë në lëvizje.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*