Menu

Fushatë pa luftë

Fushatë zgjedhore pa ndonjë luftë të madhe.

merkel  Schulz

Sipas anketimeve një ndër dy gjermanë ende nuk është i vendosur se kujt do t’ja japë votën dhe sfiduesi Martin Schulz po lufton për ta.

Për dekada me radhë Una jetonte prej nxjerrjes së qymyrit. Ky qytet është qendër e minatorëve dhe e socialdemokratëve. Por minierat kanë vite që janë mbyllur dhe numri i anëtarëve të kësaj ka rënë. Megjithatë ka edhe të rinj si Sebastian Kratzel që po anëtarësohen në Partinë Socialdemokrate Gjermane (SPD).

Sebastani është student, 23 vjeç, dhe u bashkua me SPD vetëm para disa javësh. “SPD-ja është për mua parti sociale, parti e njerëzve të thjeshtë dhe aty e ndjej veten mirë.” – thotë studenti i inxhinierisë mekanike. Por kryetari dhe shpresa e SPD-së, Martin Schulz, nuk ka dalë mirë në anketime. Sidoqoftë në kontaktin e drejtpërdrejtë me zgjedhësit ai mbledh pikë.

Berlin YouTuber fragen Martin Schulz (picture-alliance/dpa/K. Nietfeld)

Një selfie me kancelarin e ardhshëm? Apo vetëm me një kandidat tjetër të dështuar të SPD-së? Kjo do të merret vesh pas disa ditësh.

Orator i pasionuar dhe politikan i sukseshëm

Pa maturë e pa diplomë Martin Schulzi ia ka dalë të bëhet një ndër politikanët më të sukseshëm. President i Parlamentit të BE, kryetar i SPD-së. Kjo lë mbresa tek banorët e Unës. Po ashtu Schulzi është edhe një orator i pasionuar, në qendër të fushatës së tij elektorale: më tepër drejtësi. “Në qendrat urbane shpesh nuk mjaftojnë as rrogat e dy personave për të paguar qiranë në fund të muajit. Ne duam ta ashpërsojmë kufizimin e qirave, duam t’u presim rrugën qiradhënësve spekulantë.

Deutschland Bundestagswahl 2017 - SPD - Martin Schulz (Getty Images/M. Hitij)

Martin Schulz

Në një vend si Gjermania duhet që dinjiteti i të moshuarve të jetë pikë qendrore e politikës, një detyrë kryesore e shtetit! Kjo është drejtësia e brezave! ” – thotë Martin Schulz-i në takimin elektoral në Una, ku ai korr shumë duartrokitje, edhe pse për kandidatin e SPD-së aktualisht nuk ka gjasa ai të bëhet kancelar.

Politikania me përvojë

Angela Merkel, ka dymbëdhjetë vjet në pushtet dhe është tepër e qetë. Në Gjermaninë Lindore, shumë vetë e refuzojnë politikën e saj liberale ndaj refugjatëve, dhe këtë Angela Merkel e ndjen vazhdimisht. Edhe në një takim elektoral në Havel, në Brandenburg, ku radikalë të djathtë shkaktojnë shqetësime gjatë takimit. Angela Merkeli nuk e humb toruan – ajo e di se ksenofobët janë zëlartë, por një pakicë. “Përballë problemeve që ekzistojnë në të gjithë botën, sigurisht që nuk mjafton thjesht të fërshëllesh dhe të bërtasësh!” – thotë kancelarja.

Deutschland Symbobild Populismus (picture alliance/dpa/Aktivnews)

Në Gjermaninë Lindore shumë vetë e refuzojnë politikën liberale të Merkelit ndaj refugjatëve.

Gjermania i ka punët mirë, dhe me mua kjo do të vazhdojë kështu: ky është mesazhi më i rëndësishëm i Angela Merkelit, që ka përvojë të gjatë dhe mund t’i prezantojë publikut shifra të mira ekonomike. “Nëse shohim situatën sot – si këtu në Brandenburg, edhe në të gjithë vendin – numri i të papunëve ka rënë kudo dhe të papunë janë më pak se gjysma”.

Sfiduesi nuk dorëzohet

Kjo është një fushatë zgjedhore pa ndonjë luftë të madhe – dhe me një fituese të qartë. Por Martin Schulzi nuk e pranon këtë  – dhe shpreson tek zgjedhësit e pavendosur ende. “Jam shumë i bindur se ne kemi një shans të mirë në këto zgjedhje për Bundestagun. Ja shiheni vetë atmosferën këtu, njerëzit vijnë, dëgjojnë dhe janë të interesuar. Demoskopët tregojnë se pothuajse një ndër dy gjermanë ende nuk është i vendosur se kujt do t’ja japë votën.”

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*