Menu

Fundi i Putinit në 2024…

Deri në mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në Rusi kanë mbetur edhe 6 javë dhe fitorja e Vladimir Putin më 18 mars është e sigurtë.

1492203610putinvulnerable

Deri në mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në Rusi kanë mbetur edhe 6 javë dhe fitorja e Vladimir Putin më 18 mars është e sigurtë.

Por, korrespodenti i The Guardian në Moskë, Shawn Walker, shkruan se problemi më i madh për Putinin ka të bëjë jo me zgjedhjet presidenciale të 18 marsit 2018, por ato të vitit 2024.

Ndikimi i Putinit në politikën ruse ka ardhur në rritje. Vyacheslav Volodin, ndihmësi kryesor i Putinit dhe kryetar i Parlamentit rus, katër vjet më parë deklaroi: “derisa të jetë Putini, do të jetë edhe Rusia. Pa Putinin nuk ka Rusi.”

Në vitin 2024 Putini do të jetë 72-vjeç.  Sot, ai nuk tregon ndonjë shenjë sëmundjesh  dhe nuk ka probleme mendore.

Por, problemi qëndron te Kushtetuta, sipas së cilës presidenti nuk mund të shërbejë më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme në një rresht. Putin ka dy të tilla tashmë, nga viti 2000-2008, më pas ishte kryeministër për katër vjet, gjatë të cilit postin e presidentit ia ruajti Dmitry Medvedev, në mënyrë që në vitin 2012 sërish të kthehej si president, tani një mandat gjashtëvjeçar.

Kjo do të thotë se në mandatin e tretë, i cili do të përcaktohej në zgjedhjet e vitit 2024, Putini nuk do të ketë më të drejtë.

“Unë nuk mendoj se Putin ka vendosur tashmë se çfarë do të bëjë në 2024″, ka thënë një burim i afërt me Kremlinin për gazetarin e The Guardian.

I njëjti burim kujton Putinin në vitin 2008 të ketë deklaruar se nuk është i gatshëm të ndryshojë Kushtetutën e Rusisë dhe mund të ndodhë që në vitin 2024 të marrë rolin e kryetarit të Dumës, gjë e cila do t’i mundësonte të vazhdojë të mbajë kontrollin e përgjithshëm.s.net

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*