Menu

Fundi i errët i serialit FRIENDS

Fundi i serialit FRIENDS është shumë më i errët nga ç’e keni menduar.

7-3

FRIENDS  konsiderohet si  seriali më i bukur dhe më  njohur i  të gjitha kohërave, por – si  çdo gjë tjetër – kjo nuk do të thotë se ai nuk kishte  problemet e veta.

Tregimi i gjatë i jetës së një grupi shokësh  që jetojnë në Nju Jork,  është hit-i më i madh për shikuesit televiziv anembanë globit, me personazhe si Ross, Monica, Chandler, Rachel, Phoebe dhe Joey që tërheqin të gjithë shikuesit përmes uljeve dhe ngritjeve të  marrëdhënieve, karrierës, jetës në  qytetin e madh dhe, mbi të gjitha, miqësisë.

Kur gjërat përfunduan në vitin 2004 – një dekadë pasi u transmetua seria e parë – fansat u lanë në lot në skenën kur gjashtë personazhet  dhanë çelësat në apartamentin e tyre të përbashkët dhe shkuan për të jetuar secili në jetën e vet me fund të lumtur.

Të gjithë ndiheshin sikur po u thoshin lamtumirë disa shokëve të vjetër, dhe ndërkohë që ishim të trishtuar, ne gjithashtu ishim të zënë për të menduar se ata që po lëviznin në gjëra më të mëdha dhe më të ndritshme.

Mbase mbarimi i lumtur me lot gëzimi nuk ishte aq i sinqertë dhe naiv.

Në një listë të titulluar “Serialet televizive që kanë fund jo dhe aq të lumtur”, u zbulua se jo të gjitha shfaqjet tuaja të preferuara janë aq të bukura saç mendoni.

Në këtë rankim FRIENDS vijnë të katërtit në listë.

Ross (David Schëimmer) dhe Rachel (Jennifer Aniston) përfundojnë së bashku (natyrisht) Monica (Courtney Cox) dhe Chandler (Matthew Perry) adoptojnë vajzat binjake dhe shkojnë të jetojnë jashtë qytetit dhe Phoebe (Lisa Kudrow) martohet me Mike (Paul Rudd).

Fat i mirë për të gjithë grupi, apo jo?

Jo, gabim. Duket, po harrojmë për një personazh të caktuar.

“Po  për Joey-n (Matt LeBlanc). Deri në fund të serialit,  kohë kur Joey është në të tridhjetat e tij dhe është krejtësisht i vetëm, edhe pse ai duket i fokusuar në gjetjen e dashurisë së vërtetë.

Related image

“Shikuesve ju krijohet ideja se Joey është vetëm për udhëtim, kështu që e ardhmja e tij nuk ka rëndësi, por ky është një lloj tragjizmi në vevete.

Disa shikues kanë filluar ta shohin këtë shfaqje në një këndvështrim shumë të ndryshëm nga ai i kohës kur u transmetua në vitet 1990 dhe në fillim të viteve 2000, duke vërejtur qëndrime fyese.

Që nga turpërimi i  Monica-s mbipeshë dhe deri tek transfobia që ka lidhje me karakterin e babait të Chandler-it . Shikuesit e sotëm mendojnë se qëllimi i errët i Friends-ave vlen shumë më tepër sesa Fundi i dëshpëruar i Joey-t.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*