Menu

Fulham në finale të Play Off për hyrje në Premier Legue

Fulham e ka mundur Derby Countyin sonte në Londër për të kaluar në finale të playofft të championshipit që mund ta rikthej këtë skuadër në Premier Ligë

fulham

Fulham e ka mundur Derby Countyin sonte në Londër për të kaluar në finale të playofft të championshipit që mund ta rikthej këtë skuadër në Premier Ligë

Fulham ka mundur sot me rezultat 2-0 skuadrën e Derby County për të kaluar në finale të Play Offit që do ta dërgojë një skuadër të Championshipit në Premier Ligë.

Skuadra londineze hyri në këtë ndeshje me disavantazhin e një goli.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-0, por në pjesën e dytë Fulham i kreu detyrat e tyre.

Fillimisht shënoi talenti i kësaj skuadre, Ryan Sessegnon në minutën e 47, kurse rezultatin e dyfishoi Odoi në minutën e 66.

Derby County ishin të pafuqishëm për të bërë diçka në minutat në vazhdim dhe Fulham ishte afër që të shënonte edhe golin e tretë.

Fulham do të takohet me fituesin e nesërm që do të përcaktohet në mes të Aston Villa – Middlesbrought.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*