Menu

Fisnik Ismajli merr pjesë në protestën e VV-së

Në protestën e Lëvizjes Vetëvendosje, është duke marrë pjesë edhe deputeti i PSD-së, Fisnik Ismaili.

fisi

Në protestën e Lëvizjes Vetëvendosje, është duke marrë pjesë edhe deputeti i PSD-së, Fisnik Ismaili.

Ismaili, tashmë anëtar i Partisë Socialdemokrate, ishte larguar nga Lëvizja Vetëvendosje në grupin e madh të të larguarve nga kjo parti.

“N’protesta kam dalë kurrë pa u mërzitë se kush po i organizon, përderisa e kam përkrahë qëllimin për të cilën është mbajtë ajo protestë. Protestë edhe vetë pata organizue, kur pata flejtë një javë para Kuvendit kundër ligjit për Amnistinë, edhe as s’jam brengosë se a po më përkrahin qytetarët apo organizata ime, a po m’përqeshin, kur e kam dijtë se qëllimin e kam të mirë. Kam marrë pjesë edhe në protesta, të cilat organizata ime s’ka dashtë me i përkrahë”, shkruan ai në Facebook.

Kurse, zyrtarisht PSD ka deklaruar se nuk do të marrin pjesë në protestën e sotme.

Gjithashtu, deri më tani nuk shihet se ndonjë zyrtar i kësaj partie, i është bashkuar protestës së Lëvizjes Vetëvendosje.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*