Menu

Finalja londineze

Arsenal do të ndeshet me Chelsea në finalen e FA Cup pasi ka mundur me rezultatin 2:1 Manchester City.

IMG_1160

Arsenal do të ndeshet me Chelsea në finalen e FA Cup pasi ka mundur me rezultatin 2:1 Manchester City. Megjithëse ishin Qytetarët ata që kaluan të parët në avantazh, Topçinjtë nuk u dorëzuan dhe kthyen rezultatin me City që goditi dy herë shtyllën në minutat e fundit të kohës së rregullt.

Një ndeshje e fortë në “Wembley” e denjë për një gjysmëfinale të FA Cup midis dy ndër ekipeve më të mira në Premier League. David Silva është lojtari i parë që tenton të ndryshojë rezultatin pas çerek ore lojë por tentativa e tij është e pasuksesshme.

Vetëm disa minuta më pas ai është i pafat teksa duhet të largohet nga fusha për shkak të një dëmtimi. Një lajm i keq për City në prag të derbit me United. Pjesa e parë është tepër e luftuar dhe zhvillohet në të dyja krahët e fushës, por pa rrezikuar portat e Cech dhe Bravo.

Pas pushimit nxjehen gjakrat dhe pas një ore lojë Sergio Aguero me një finalizim magjik kalon në avantazh Qytetarët. Pas një pasimi perfekt të Toure, sulmuesi argjentinas hyn në zonë dhe me majën e këmbës e kalon topin përmbi portierit të Arsenal.

Por djemtë e Wenger reagojnë menjëherë dhe është Nacho Monreal ai që barazol rezultatin vetëm disa minuta më pas. Mbrojtësi i majtë spanjoll shfrytëzon më së miri një pasim të Chamberlain dhe godet me forcë duke mundur portierin Bravo.

Pas golit të Arsenal janë lojtarët e City që acarohen nga barazimi i shpejtë dhe hidhen në sulm për të rikthyer avantazhin por dy shtylla të Toure dhe Fernandinho nuk lejojnë që të kaltrit të mbyllin brenda 90 minutave sfidën dhe vetëm koha shtesë ose penalltitë do të japin verdiktin se kush do të kalojë në finale.

Por fati me sa duket është me Arsenal. Djemtë e Wenger gjejnë golin e avantazhit pas një rrëmuje në zonë. Alexis Sanchez përfiton nga rasti dhe shtyn topin në rrjetë me dinakëri duke kaluar të tijtë për të parën herë në avantazh. Qytetarët mundohen të reagojnë në minutat e mbetura por nuk arrijnë të barazojnë rezultatin.

 

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*