Menu

Filmi që tronditi Berlinalen

Shumë skena seksi.

touch

Një film i regjisores rumune Adina Pintilie ka shkaktuar shumë bujë në Berlinalen e këtij viti.

Filmi titullohet “Touch Me Not” dhe përmban shumë skena seksi dhe lakuriqësi.


Gjatë shfaqjes së parë të filmit eksperimental, shumë shikues e braktisën kinemanë para kohe, raporton Bild.

Por ata që mbetën, e vlerësuan filmin me shumë duartrokitje në fund.

Filmi i artistes dhe regjisores rumune vëzhgon njerëzit e ndryshëm në praktikat e tyre seksuale.

Regjisorja thotë se qëllimi i filmit ka qenë që të zbulojë se çfarë është intimiteti.

“Është një punë kërkimore. Ishte një proces i gjatë, por në fund rezultoi në një histori dashurie shtatëvjeçare për të gjithë ne”.

Pavarësisht largimit të shikuesve, presidenti i jurisë, Tom Tykwer duket i kënaqur.

Para fillimit të Berlinales 68 ai kishte paralajmëruar se do kishte filma të egër dhe të rëndë.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*