Menu

Faktori kryesor në shtimin e peshës

Studiuesit kanë gjetur faktorin kryesor në shtimin e peshës.

pesha

Për gratë e moshave të mesme që luftojnë me peshën e tyre, është bërë një gjetje shkencore që duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë. Studimet tregojnë se një hormon i vetëm, niveli i të cilit rritet në menopauzë mund të jetë përgjegjës për shtimin e peshës në moshën e mesme në bark, duke i kthyer shumë gra nga “dardha” tek “mollët”. Në të njëjtën kohë, hormoni mund të nxisë humbjen e kockave.

Në studimet e bëra te minjtë, bllokimi i hormoneve zgjidh këto probleme, duke djegur kaloritë, duke reduktuar yndyrën e barkut, duke ngadalësuar humbjen e kockave dhe madje duke inkurajuar aktivitetin fizik.

Një ndërhyrje e tillë  është ndër më të thjeshtat dhe  mund të zgjidhë dy probleme të mëdha të menopauzës.
Kurioziteti nëse hormoni riprodhues FSH ndikon në densitetin e kockave, bëri që profesori i mjekësisë në New  York Mone Zaid të vazhdonte studimin e tij rreth këtij hormoni që është stimulues i folikulave.
Ky hormon është përgjegjës për zhvillimin e vezëve tek gratë dhe spermës te burrat.Studimi tregoi që ndikonte te kockat ndaj profesori krijoi një antitrup që e bllokoi prodhimin e hormonit te minjtë.
Meqë minjtë nuk kishin fare estrogjen, duhet të kishin humbur kockat. Në të vërtetë, palca e kockave në minj të tillë zakonisht mbushet me yndyrë në vend të zhvillimit të qelizave të kockave. E njëjta gjë ndodh me gratë: Kjo është arsyeja pse kockat e tyre bëhen më pak të dendura.
Por në laboratorin e Dr. Zaidi, minjtë që morën antitrupin nuk zhvilluan palcë kockore të mbushur me yndyrë – dhe, për habinë e madhe, humbën sasi të mëdha të yndyrës.
Dr. Zaidi tashmë është duke u përgatitur për të testuar një antitrup në njerëz për të parë nëse kjo gjë do ketë e sukses.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*