Menu

Ëmbëlsira me banane dhe keksa

Më poshtë do t’ju tregojmë sesi të realizoni një ëmbëlsirë shumë të shijshme, por edhe të shpejtë për t’u përgatitur. Provoni t’ja gatuani këtë tortë të shijshme fëmijëve tuaj!

1 (1)

 

Përbërësit:

250 gr. sheqer pluhur

250 gr. gjalpë

250 gr. biskota të bluara

4 mollë jeshile të prera

5 banane

4 kuti me krem pastiçerie

Përgatitja:

 

Fillimisht përzieni gjalpin me sheqerin pluhur. Më pas shtoni biskotat e bluara, mollët e grimcuara dhe tri banane të cilat më parë janë shtypur derisa kanë marrë konsistencën e puresë. Vendoseni pandispanjën në një formë drejtkëndëshi.

Në mes të ëmbëlsirës vendosni 2 banane të prera dhe mbi to shtoni pjesën tjetër të masës së ëmbëlsirës. Pjesën e sipërme të tortës zbukurojeni me krem të bardhë pastiçerie./Përshtatur nga femra.net

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*