Menu

Edhe gjeneralit serb i refuzohet viza amerikane

Ambasada e SHBA-së në Beograd i ka refuzuar vizën edhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm – Ljubisha Dikoviq.

dikoviq

Ambasada e SHBA-së në Beograd i ka refuzuar vizën edhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm – Ljubisha Dikoviq.

Ata nuk kanë dashur t’i konfirmojnë pohimet për refuzimin e vizave, duke iu referuar Aktit të Emigracionit dhe Shtetësisë, që ndalon komentimin e rasteve individuale në lidhje me lëshimin e vizave.

Shkaku i mosdhënies së vizës këtij gjenerali serb është se ai mori pjesë në stërvitjen ushtarake “Zapad 2017”, gjatë vizitës së tij në Rusi dhe Bjellorusi nga data 14 shtator deri më 20 shtator në fushën e Luzhskit, raporton gazeta Danas.

Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj i është refuzuar viza amerikane. Haradinaj ishte i ftuar që të merrte pjesë në Lutjet e Mëngjesit që do të mbahen më 4 shkurt.

Para pak ditësh, një zyrtar nga Garda Nacionale në Iowa të SHBA-së i ka thënë Radios Evropa e Lirë se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka anuluar vizitën në këtë shtet me arsyen se “ai nuk ka mundur ta marrë vizën”.

Haradinaj pritej të merrte pjesë më 11 janar në një ngjarje të organizuar nga Komandanti i Gardës Nacionale në Iowa, Timothy E. Orr.

“Kryeministri Haradinaj ka qenë i ftuar nga gjenerali Orr në atë ngjarje, mirëpo është për keqardhje që ai nuk ka mundur ta marrë vizën dhe të jetë së bashku me ne”, ka thënë kolonel Greg Hapgood, zëdhënës i Gardës së Iowas.

“Shpjegimi ka qenë se vizita nuk do të ndodhë tash në këtë kohë dhe nuk kemi marrë më shumë informata shtesë”, ka shtuar ai.

Sipas Hapgood, në vend të Haradinajt pritet të marrë pjesë zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli.

Mediat në Prishtinë kanë raportuar të dielën se Ambasada Amerikane ia ka refuzuar kryeministrit Haradinaj vizën për të udhëtuar në SHBA.

Vetë Haradinaj ka thënë se ende është duke pritur ta marrë vizën.

“Pres edhe për vizë deri kur të ma japin. I besoj Kosovës! I besoj Amerikës! Jam ende në procedurë për vizë”, ka shkruar Haradinaj të dielën në Facebook.

Ky zhvillim pason kritikat e komunitetit ndërkombëtar pas përpjekjeve të ligjvënësve të Kosovës për të ndryshuar ligjin për Gjykatën e Posaçme për Krime Lufte.

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*