Menu

Eden Hazard arrin akordin me Real Madridin

Real Madridi mësohet të ketë arritur një marrëveshje me yllin e Chelsea, Eden Hazard, i cili do të transferohet te “Los Blancos” verën e ardhshme.

hazard

Real Madridi mësohet të ketë arritur një marrëveshje me yllin e Chelsea, Eden Hazard, i cili do të transferohet te “Los Blancos” verën e ardhshme.

Sipas radios franceze “RMC”, palët kanë arritur marrëveshjen. I njëjti stacion ka bërë të ditur para disa ditësh se emisarët e klubit madrilen dhe stafi i lojtarit janë takuar disa herë.

Belgu ka një kontratë deri në 2020-ën me Chelsea dhe ka refuzuar disa oferta për rinovim.

Hazard nuk e ka fshehur kurrë adhurimin e tij për Zinedine Zidane dhe se ëndërron të veshë një ditë fanellën “blanca”.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*