Menu

ECHR-ja e shqetësuar për tentimin e shfuqizimit të Speciales

Qendra Evropiane për të Drejtat e Njeriut është e shqetësuar nga përpjekjet e vazhdueshme për të minuar punën e Dhomave të Posaçme.

auto_gjykata-speciale-850x567-1-1200x6301515307999

Qendra Evropiane për të Drejtat e Njeriut është e shqetësuar nga përpjekjet e vazhdueshme për të minuar punën e Dhomave të Posaçme.

Dhomat, në veçanti, janë një pjesë e rëndësishme e angazhimit të Kosovës ndaj sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe punës së Kosovës për të adresuar krimet e kryera gjatë luftës.

ECHR-ja i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të fokusohet në përmirësimin e të drejtave të njeriut, në sundimin e ligjit dhe jo të kërcënojë demokracinë dhe rritjen e korrupsionit, Qeveria e Kosovës duhet të jetë Qeveri Demokratike, e cila fokusohet në Integrimet Evropiane dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Krimet e luftës të cilat do të trajtohen nga Dhomat e Posaçme është një kohë ku Kosova do të dëshmojë mbi respektimin e të drejtave të njeriut.

“ECHR dhe partnerët e saj ndërkombëtarë nga e gjithë bota do të ofrojnë mbështetje të plotë Zyrës së Bashkimit Evropian dhe anëtarëve të shteteve të Quintit në Kosovë për zbatimin e plotë të aktivitete rreth Dhomave të Posaçme”, thuhet në një komunikatë për media.

“Qeveria e Kosovës duhet të jetë shumë e kujdesshme ndaj hapave dhe veprimeve të cilat do t’i ndërmarrë gjatë vitit 2018. Qeveria e Kosovës, po ashtu, duhet të konsultohet për çdo vendim lidhur me Dhomat e Posaçme me Institucionet e Bashkimit Evropian në Bruksel dhe po ashtu duhet të koordinojë aktivitete me shtetet e Kuintit në Kosovë.

ECHR-ja kërkon nga Zyra e Presidentit, Qeveria e Kosovës dhe nga deputetët e Parlamentit të ndalojnë çfarëdo aktiviteti për shfuqizimin e Dhomave të Posaçme. Qeveria e Kosovës duhet të jetë më bashkëpunuese dhe më e hapur për bashkëpunim me institucionet e drejtësisë ndërkombëtare.

 

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*