Menu

E përjashtuan nga Zvicra, Behrami tregon pasojat e “shqiponjave”! Radhën e ka Xhemajli

“U çudita, mendova se ishte një telefonatë kortezie. Ishte një telefonatë që zgjati 30 sekonda. Jam i zhgënjyer, do të kisha dashur që Petkoviç të më shihte në sy”, tregoi lojtari, dukshëm i mërzitur me mënyrën se si kishin rrjedhur ngjarjet.

behrami

Lajmërimi i Valon Behramit se ka mbaruar karriera e tij me përfaqësuesen e Zvicrës është pritur me shumë çudi nga tifozët pasi 33-vjeçari mendohej se do të ishte për të paktën 2 vite pjesë e saj. Por siç ka shpjeguar vetë mesfushori për televizionin zviceran RSI, nuk ka qenë një vendim i marrë prej tij, por një përjashtim i mirëfilltë nga trajneri Vladimir Petkoviç.

Gjithçka ishte vendosur me një telefonatë gjatë ditës së sotme nga trajneri.

U çudita, mendova se ishte një telefonatë kortezie. Ishte një telefonatë që zgjati 30 sekonda. Jam i zhgënjyer, do të kisha dashur që Petkoviç të më shihte në sy”, tregoi lojtari, dukshëm i mërzitur me mënyrën se si kishin rrjedhur ngjarjet.

Tani do të kem më shumë kohë për vajzat dhe gruan time. Kam investuar shumë emocione që të mbaja bashkë grupin e kombëtares, desha gjithmonë të ishim të bashkuar, por tani e ndjej se ka një krisje”, shpjegoi ai, duke iu referuar në mënyrë të pashmangshme ngjarjeve në Botëror dhe asaj që rodhi pas festimit me “shqiponjë” dhe faktit se mund të ketë “spastrim” të mirëfilltë të përfaqësueses zvicerane nga lojtarët me origjinë nga vende të tjera.

Diskutimet për festimet na shqetësuan. Përjashtimi im ishte një vendim politik i marrë nga persona që nuk ia kanë idenë futbollit dhe nuk kanë luajtur asnjëherë në jetën e tyre”, deklaroi Behrami.

Sipas mediave zvicerane, një telefonatë të ngjashme e ka marrë edhe Blerim Xhemajli, i cili gjithashtu do të përjashtohet nga përfaqësuesja. /vipsport.al/

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*