Menu

Dybala merr numrin 10

Paulo Dybala do të jetë numri i ri 10 i Juventusit. Klubi bardhezi e ka bërë të ditur lajmin në Twitter.

Dybala

Argjentinasi, i cili deri më tani kishte mbajtur në fanelë numrin 21, shihet nga drejtuesit si trashëgimtari i denjë i numrit 10, që gjithmonë është mbajtur nga kampionë të mëdhenj.

Një sinjal i qartë edhe i faktit se Juventusi nuk ka ndërmend ta shesë “xhevahirin” e saj te Barcelona.

Në fakt, numri 10 duhet të ishte i Bernardeschit, por fantazisti që erdhi nga Fiorentina nuk e pranoi, duke thënë se këtë numër duhet ta meritonte më parë.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*