Menu

Dybala mbetet i Juves

Mungon ende firma, por marrëvshja për rinovimin e kontratës së Paulo Dybalas me Juventusin tashmë është arritur.

Dybala

Mungon ende firma, por marrëvshja për rinovimin e kontratës së Paulo Dybalas me Juventusin tashmë është arritur. Në takimin e zhvilluar mes Drejtorit të Përgjithshëm të bardhezinjve Beppe Marota dhe përfaqësuesit të argjentinasit mirëkuptimi ka qenë i plotë. Oferta e Juves është 5 milionë Euro në sezon, plus 1 milionë, por me rritje graduale që do ta lejojë 23-vjecarin të këtë një pagë të përafërt me Gonzalo Higuain, që aktualisht përfiton 7.5 milionë Euro në sezon. Mbeten për t’u përcaktuar vetëm bonuset, para se marrëveshja të zyrtarizohet.

Kontrata e re do të ketë një kohëzgjatje deri në vitin 2021, madje përsa u përket termave ekonomikë është edhe më e mirë se kontrata e fundit e nënshkruar nga Pogba në vitin 2014-të.

Një detaj ky mjaft i rëndësishëm për xhevahirin bardhezi, të cilin Juventusi ka vendosur ta trajtojë si një nga elementët më të rëndësishëm të skuadrës, për të larguar sirenat spanjolle.
Zyrtarizimi është cështje ditës, madje drejtuesit e Juventusit besojnë se gjithcka do të mbyllet që javën e ardhshme. Për pagën dakordësia është totale, mbeten për t’u përcaktuar vetëm detajet e fundit për bonuset. Pengesat janë të gjitha të kapërcyeshme, për të bilnduar Dybalan mungon vetëm firma.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*