Menu

Dy persona të maskuar tentojnë ta grabisin një fëmijë

Amanda Holden, anëtare e jurisë së “Britain’s Got Talent”, ka shpërndarë një video në Twitter, ku shihen dy burra të maskuar në një tentativë për grabitjen e një fëmije nga nëna e tij. Incidenti ka ndodhur në Richmond të Virginias, më 21 qershor rreth orës 11:30.

grabitje

“Pra, e di që kjo po ndodh kudo, por si është e mundur të ndodh Richmond, në mes të ditës”, kishte shkruar Holden në mbishkrimin e videos.

Videoja shqetësuese paraqet dy njerëz të veshur në të zeza dhe të maskuar me helmeta.

Gruaja, reagoi shpejt dhe e tërhoqi fëmijën e saj, pasi rrëmbyesit iu afruan atyre. Ajo vrapoi nëpër rrugë duke mbajtur fëmijën kur dy burrat ikën, shkruan Metro.uk, transmeton Gazeta Express.

Në ndihmë ju dolën disa burra të cilët ishin në një kamion, ata u ndalën në mes të rrugës për të ndihmuar gruan dhe fëmijën e saj.Rruga Sandpits është pranë Shkollës Strathmore, Shkolla Russell, dhe shkollës gjermane në Richmond, si dhe klubit të golfit të qytetit.

Policia konfirmoi se incidenti ishte duke u hetuar.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*