Menu

Duhet ta hani këtë ‘super ushqim’

Kuinoa një ushqim me yndyrë të ulët, -proteina, indeks të ulët glicemie, vitamina minerale, dhe farë e mbushur me lëndë ushqyese.

1

Ne mendojmë se orizi dhe fasulet janë një proteinë e plotë, sepse vetëm kur i hamë së bashku, ato i plotësojnë të gjitha 9 aminoacidet esenciale. Shumica e kokrrave u mungojnë aminoacidet lizin dhe isoleucin, dhe kërkojnë që të bashkohen me një legume për t’u bërë “të plota”. Kuinoa, e cila ka qenë një element kryesor në Amerikën e Jugut për 4000 vjet, është një ushqim me yndyrë të ulët, -proteina, indeks të ulët glicemie, vitamina minerale, dhe farë e mbushur me lëndë ushqyese.

Ja disa informacione mbi kuinoan..

1. Ka shumë proteina. Kuinoa do të mund të krahasohej me qumështin përsa i përket sasisë së proteinave. Thënë ndryshe, ka vlera të shtuara ose më shumë proteina se orizi, gruri dhe mielli.

2. Është një burim i mirë i riboflavinës. Kjo ndihmon në uljen e spazmave migrenoze sepse konsumimi i kuinoas ndihmon që trupi të djegë më shumë energji, e cila tejçohet edhe brenda qelizave të trurit.

3. Elementët që ndodhen te kuinoa ndihmojnë në shërimin e shumë plagëve të lëkurës. Të paktën në Amerikën e Jugut, kuinoa është përdorur për një kohë të gjatë nga mjekësia popullore për këtë shërbim të çmuar.

5.1\4 filxhani me kuinoa ka vetëm 172 kalori

6. Kuinoa nuk klasifikohet te gruri apo te drithërat. Fakti që nuk ka shumë karbohidrate, s’ka gluten (pra nuk ka rrezik alergjish), e bën kuinoan zgjedhjen më të mirë të miliona njerëzve anë e mbanë botës, të cilët jo vetëm që kanë rënë nga pesha, por edhe kanë shpëtuar nga alergjia ushqimore.

7. Kuinoa ka një numër të lartë të mineraleve, vitaminave, yndyrave dhe proteinave. Kështu fare lehtë, kuinoa mund të bëhet një vakt i plotë nëse e shtoni në sallatë apo e konsumoni me perime.

Si një antioksidant natyror, ushqimi anti-inflamator i ngarkuar me vitamina, minerale, fibra, yndyrna të shëndetshme dhe një “proteinë e plotë” vegjetare, duhet të konsiderohet si një lëndë e parë në dietë këtë vjeshtë dhe dimër, nevoja për ushqime të shëndetshme me proteina të lartë rritet.

Udhëzime se si ta gatuani kuinoan:

  1. Bëni më të mirën tuaj për ta larë lëkurën e farës së kuinoas mirë pasi është pak e hidhur. Përdorni një sitë për këtë proçes.
  2. Shto 2 gota ujë dhe 1 filxhan kuinoa në një tenxhere.
  3. Pastaj mbuloheni me kapak, dhe me nxehtësi të ulët zieheni për 15 minuta.
  4. Pastaj, kulloheni mirë sepse ajo mban dhumë ujë .
  5. Hidheni përsëri kuinoan në një tenxhere për ta gatuar dhe për 15 minuta të tjera. Kjo siguron që ju të përftoni një kuinoa të gatuar mirë dhe të thatë. Ju bëftë mirë!shije.al

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*