Menu

“Doni të përmirësoni martesën? Puthni këmbët e burrave”

Një konsulente martese deklaroi në televizionin shtetëror të Iranit se gratë duhet të puthin këmbët e bashkëshortëve, edhe nëse janë rrahur prej tyre.

iran

“Ekspertja” këshilloi femrat që të vendosin këmbët e burrit në një legen me ujë, t’i bëjnë një masazh këmbëve, t’i thajnë e në fund t’i puthin. Sipas saj, kjo praktikë tregon dashurinë e madhe të gruas ndaj burrit, heq stresin dhe e “karikon” burrin për një muaj.

“Edhe nëse burri ju rreh, bëjeni këtë gjë dhe do të shikoni mrekullira”, tha konsulentja.

Deklarata të tilla kanë detyruar televizionin ISNA që të kërkojë falje, pas ankesave të shumta që kanë ardhur në adresë të tij.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*