Menu

Dodik thotë se nëse Kosova anëtarësohet në OKB, Republika Serbe e shpall pavarësinë

Kryesues i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës Milorad Dodik, ka thënë se Republika Serbe është shtet i pavarur.

dodik-620x358

Kryesues i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës Milorad Dodik, ka thënë se Republika Serbe është shtet i pavarur.
Sipas tij, për këtë pavarësi Republikës Serbe i mungojnë “letrat”, për të cilat paralajmëron se për t’i marrë, mund ta shpallë pavarësinë.

Dodik shpalljen e pavarësie së Republikës Serbe e ka ndërlidhur me Kosovën. Ai gjatë një interviste për mediat serbe ka thënë se në momentin që Kosova bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Republika Serbe do ta shpallë pavarësinë e vet.

“Në momentin që Kosova bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Republika Serbe do ta shpallë pavarësinë e vet”, ka thënë Dodik.

Dodik ka shtuar se Bosnjë e Hercegovina do të shpërbëhej brenda dy ditësh sikur të mos ishte përzierja nga jashtë.

Sipas tij, Ballkani i qëndrueshëm do të bëhej vetëm me ridefinim ashtu që të bashkohen hapësirat ku shumicë janë popujt dominues.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*