Menu

Ditë e zezë

Otmar Hitzfeld vlerëson se golat Granit Xhakës e Blerim Xhemajlit tregojnë se Zvicra është ende gjallë dhe do të kualifikohet tutje. Beson se ekipi i tij u ’mbyt’ pas vetëm 15 minutash në përballje me Francën.

Trajneri me përvojë të gjatë në futbollin evropian edhe para ndeshjes kishte insistuar se kundërshtari i të premtes mbrëma kishte ekip të nivelit shumë të lartë. Vlerësimi i Otmar Hitzfeld doli të jetw shumë i saktë, e rezultati 5-2 në favor të kundërshtarit.

”Kjo është një ditë e zezë për Zvicrrën. Na ’mbytën’ ata dy gola pas çerek orës së parë”, deklaroi përfaqëuesi i helvetikëve, pas ndeshjes me Francën.

“Sot nuk luajtëm në nivelin tonë. E pas 2-0 gjithçka u bë shumë e vështirë për ne. Ata i shfrytëzuan gabimet tona për të na vënë në telashe. Franca është shumë e fortë, nuk duhet të mashtrohemi nga rendtija e FIFA-së”, vlerësoi ai.

Kombëtarja për të cilët të premten mbrëma u paraqitën 5 shqiptarë, po pësonte një debakël të vërtetë, përpara se fillimisht Blerim Xhemajli e më pas Granit Xhaka të shënoin dy gola shumë të bukur të zubutnin sadopak rezlutatin.

“Ekipi kishte ende kredo kur mbraoi loja. Golat e Xhakës dhe Xhemajlit tregojnë se ne jemi ende gjallë. Dua t’a theksoj se kualifikimi për ranudin e ardhshëm është ende i arritshëm. E kemi fatin në duart tona. Tani duhet ti shërojmë plagët, të përmirësojmë gabimet dhe të reagojmë. Ne humbim bashkë, por edhe fitojmë bashkë” përfundoi Hitzfeld.

Ndeshjen e fundit Zvicrra e zhvillon kundër Hondurasit që ka 0 pikë pasi  e ka humbur 2-1 ndeshjen kundër Ekuadorit.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*