Menu

Dietat vegjetariane për humbjen e peshës

Sipas një studimi të ri të kryer nga Physicians Committee for Responsible Medicine dietat vegjetariane janë dy herë më shumë efektive për humbjen e peshës

bunch of fresh organic radish on dark background

. Njerëzit, të cilët kthehen në vegjetarian humbasin peshën më shpejt dhe në mënyrë më efektive sesa ato që ndjekin një dietë strikte dhe me shumë pak kalori. Gjithashtu dieta vegjetariane përmirëson ndjeshëm metabolizimin duke reduktuar dhjamin në muskuj.
Gjatë studimit, 74 pjesëmarrës të diagnostifikuar me diabetin e tipit 2 iu kërkua një që të ndiqnin një dietë vegjetariuane ose një dietë më tradicionale. Dieta vegjetariane konsistonte në më shumë perime, fruta, agrume dhe fruta të thata. I vetmi produkt shtazor i lejuar ishte kosi, vetëm gjatë një dite. Ajo që u zbulua ishte se dieta vegjetariane ishte 2 herë më shumë efektive për humbjen e peshës.
Dr. Kahleová, autori i studimit tha: “ U provua se dietat vegjetariane ishin ato më efektivet për humbjen e peshës. Studimi gjithashtu tregoi se një dietë vegjetariane është shumë më efektive në reduktimin e yndyrës së muskujve, duke përmirësuar kështu metabolizmin. Ky zbulim është i rëndësishëm për njerëzit që përpiqen të humbasin peshë, përfshirë ata që vuajnë nga sindroma metabolike ose diabeti i tipit 2. Por është gjithashtu e rëndësishme për këdo që merr seriozisht menaxhimin e peshës dhe dëshiron të qëndrojë i dobët dhe i shëndetshëm”.
Studimi që tregon se dietat vegjetariane janë gati dy herë më efektive për humbjen e peshës, u botua në Journal of the American College of Nutrition./Shije.al

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*