Menu

Dieta 7- ditore

Dieta Banting përfshin 3 vakte kryesore dhe 1 vakt të ndërmjetëm.

Dieta 3 ditore q

Nëse doni të filloni një dietë, atëherë ky plan 7 ditor ‘Banting’ është i përsosur për ju. Themeluesi i kësaj diete është Ëilliam Banting, një biznesmen anglez i cili vuajti nga obeziteti dhe kaloi shumë vite duke luftuar këtë sëmundje. Dieta Banting është pothuajse e njëjtë me dietën Paleo.

Rregullat bazë ju lejojnë të hani ushqime të ulëta në karbohidrate, të larta në yndyrna të shëndetshme dhe të moderuara në proteina. Pika kyçe e kësaj diete është që të bëni trupin tuaj të djegë dhjamin për energji në vend të djegies së karbohidrateve. Dieta Banting përfshin 3 vakte kryesore dhe 1 vakt të ndërmjetëm.

Dita 1
Mëngjesi – 2 vezë, proshutë dhe avokado
Dreka – perime të përziera
Pasditja – peshk ton
Darka – biftek me brokoli dhe perime me gjethe

Dita 2
Mëngjesi – manaferra me qumësht ose kos me arra
Dreka – sanduiç me proshutë, domate dhe sallatë
Pasditja– vezë
Darka – peshk me spinaq

Dita 3
Mëngjesi – vezë dhe një patate e ëmbël
Dreka – supë
Pasditja – bajame dhe manaferra
Darka – gjoks pule me sallatë greke

Dita 4
Mëngjesi – domate me vezë dhe proshutë
Dreka – biftek me sallatë
Pasditja – ½ mollë
Darka – perime të freskëta me mish derri

Dita 5
Mëngjesi – vezë dhe biftek
Dreka – perime dhe mish
Pasditja – arra
Darka – gjoks pule dhe perime

Dita 6
Mëngjesi – vezë dhe perime
Dreka – peshk me perime
Pasditja – avokado
Darka – mish me perime

Dita 7
Mëngjesi – qumësht kokosi
Dreka – gjoks pule me sallatë greke
Pasditja – arra
Darka – patate të skuqura me mish dhe pesto

Shënim: Duhet t’i   konsumoni në sasi të pakta produktet e qumështit ose t’i përjashtoni plotësisht. Ky plan 7- ditor i Banting është i mirë për këdo, sepse ju ndihmon të keni një mënyrë jetese të shëndetshme dhe në të njëjtën kohë të humbni peshë.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen