Menu

Di Marzio: Kosova, ekip plot me talentë dhe super trajner

Gianluca di Marzio i ka kushtuar një artikull talentëve të Përfaqësuses së Kosovës.

Kosova

Gianluca di Marzio i ka kushtuar një artikull talentëve të Përfaqësuses së Kosovës.

Kosova është skuadër plot me talentë që ka filluar të shihet edhe nga mediat kryesore evropiane.

Gianluca di Marzio i ka kushtuar një artikull Përfaqësueses së Kosovës pas ndeshjeve të para në Ligën e Kombeve.

“Fitorja e fundit ndaj Ishujve Faroe, i dedikohej ish-presidentit të FFK-së, të ndarë nga jeta në qershor, i cili ishte edhe i pari që luftoi për të drejtat e futbollit në Kosovë”, shkruan Di Marzio, që po ashtu ka plot lëvdata për selektorin e Kosovës, Bernard Challandes.

Di Marzio ka lavdëruar edhe opsionet në ekipin e Kosovës përfshirë Milot Rashicën, Samir Ujkanin, Donis Avdijajn e të tjerët.

Milot Rashica, veçohet për shpejtësinë dhe asistimet e tij. Edhe Ujkani, një njohje e vjetër për futbollin italian, tashmë është një rekordmen për prezencat në kombëtare, transmeton “lajmi.net”.

Dhe, nuk mbaron këtu, Donis Avdiaj, 22-vjeçari që është aktivizuar me të rinjtë e Gjermanisë, por në fund zgjodhi Kosovën prej prindërve. Gjithashtu, edhe Berisha i Lacios, Kryeziu tek Zyrihu apo edhe Muriqi në Turqi tek Rizespor.

Kaq shumë emra e talente për Kosovën, që pritet të jetë një kombëtare gjithmonë e në rritje në arenën ndërkombëtare’, shkruhet në artikull.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*