Menu

Dënohet me burgim zyrtari policor që akuzohej se kërcënoi instruktorin e autoshkollës

Gjykata Themelore në Prishtinë, të hënën, e ka shpallur fajtor për keqpërdorim të detyrës zyrtare, zyrtarin policor, Hamdi Tërpeza.

hamdi

Gjykata Themelore në Prishtinë, të hënën, e ka shpallur fajtor për keqpërdorim të detyrës zyrtare, zyrtarin policor, Hamdi Tërpeza.

Polici Tërpeza, është dënuar me 8 muaj burgim, të cilin dënim do ta vuaj pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Ky aktgjykim është shpallur nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Valbona Musliu-Selimaj.

Gjithashtu, ai është obliguar që t’i paguaj shpenzimet procedurale, në emër të pashuallit gjyqësor prej 50 eurosh.

Ndërsa, pala e dëmtuar Kasim Hoxha, është udhëzuar në kontest civil.

Ndaj këtij aktgjykimi, mbrojtja e të akuzuarit, ka paralajmëruar ankesë në gjykatën e shkallës së dytë.

Ndryshe, më 8 shkurt të këtij viti, ishte dhënë fjala përfundimtare në këtë rast, në të cilin prokurori Feti Tunuzliu, kishte kërkuar nga gjykata që i akuzuari Tërpeza, të shpallej fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, pasi sipas tij, gjatë gjithë procesit gjyqësor, është vërtetuar dispozitivi i aktakuzës.

Kurse, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Durim Osmani, kishte deklaruar se nuk është vërtetuar dispozitivi i aktakuzës, sa i përket veprës penale “ keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, me ç’rast kishte kërkuar që klienti i tij të lirohet nga akuza.

Sipas aktakuzës, Hamdi Tërpeza, si zyrtar në stafin civil të Drejtorisë së Logjistikës në Policinë e Kosovës, me qëllim që vëllai i tij Arton Tërpeza të jap provimin për patentë shofer për kategorinë “B”, duke mos iu nënshtruar fare testit, e kishte kërcënuar përmes një SMS-i Kasim Hoxhën, instruktor në auto-shkollën “Anita” në Prishtinë.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Tërpeza e kishte kërcënuar instruktorin Kasim Hoxha, që i njëjti ta kryej testin me shkrim në emër të vëllait të tij, përndryshe do të shkoj të marr komandantin e Stacionit dhe të kthehet me të, duke i thënë se ia kishte përgatitur vendin që ta lidhë e ta detyrojë për t’ia kryer testin.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*