Menu

Delfini i vetmuar ‘Honey’ ngjall zemërim në Japoni

Gjendja e një delfini të vetmuar dhe dhjetëra pinguinëve, që janë braktisur në një akuarium në Japoni që nga fillimi i vitit, ka ngjallur debat mes aktivistëve për të drejtat e kafshëve.

delfini

Gjendja e një delfini të vetmuar dhe dhjetëra pinguinëve, që janë braktisur në një akuarium në Japoni që nga fillimi i vitit, ka ngjallur debat mes aktivistëve për të drejtat e kafshëve.

Ata po kërkojnë që dikush të marrë përgjegjësinë për gjendjen e tyre.  Operatori i Akuariumit “Inubosaki”, në lindje të Tokios, e mbylli objektin në janar, me arsyen se kishte rënie të vizitorëve pas tërmetit të vitit 2011 dhe krizës bërthamore.

Delfini femër, me emrin Honey, u kap në vitin 2005 pranë Taijit, një qytet famëkeq për gjuetinë vjetore të delfinëve. Madje, ky rast u paraqit në filmin dokumentar “The Cove”, që fitoi çmimin Oskar.

Praktika japoneze e blerjes së delfinëve është kritikuar pas të filmit, përcjell albinfo.ch.

Delfini Honey dhe 46 pinguinët, së bashku me qindra peshq dhe zvarranikë, mbeten në akuarium.

Punonjësit thonë se kanë vazhduar t’i ushqejnë kafshët rregullisht.  Megjithatë, incidenti shkaktoi protesta këtë javë. Aktivistët japonezë kanë bërë thirrje që kafshët të zhvendosen në shtëpi të reja.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*