Menu

Del Bosque të mbetet

Edhe pse u eliminua nga Botërori 2014 pas vetëm dy lojëve, spanjollët dëshirojnë t’a mbajnë Vincente Del Bosquen në pozitën e përzgjedhësit.

Federata Spanjolle e Futbollit dëshiron ta mbajë Vincente Del Bosquen në krye të përfaqësueses, megjithë rezlutatin katastrofal në Brazili 2014. Kështu tha sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate Jorge Perez.

“Ende nuk kemi folur me të. Del Bosque nuk ka ofruar dorëheqje, por nëse e bën këtë ne do t’i kërkojmë të vazhdojë. Nuk do të gjejmë trajner më të mirë. Nëse e kemi më të mirin përse ta ndërrojmë?”, tha ai, duke folur për trajnerin që e vazhdoi kontratën në fillim të këtij viti.

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*