Menu

De Rossi godet Italinë

Mesfushori Daniele De Rossi, me gjasë, do t’i mungojë Italisë në ndeshjen vendimtare kundër Uruguajit. Ai është lënduar bash kur s’duhet.

Italia do ta ketë ndeshjen vendimtare kundër Uruguajit, në të cilën ose do të shkojë tutje në Botëror, ose do të kthehet në shtëpi.

Lajmi i keq është se mesfushori influencues Daniele De Rossi ka lënduar pulpin dhe gjasat që ai të rikthehet janë të vogla.

Enrico Castellacci, nga stafi mjekësor i Kombëtares së Italisë, ka konfirmuar se Rossi ka rrezik të mos shfaqet në fushë,

“Daniele ka një probleme në pulpë. Është e pamundur që tash për tash të caktojmë një datë për rikthimin e tij”.

“Është në rrezik shumë të madh që mos të luajë kundër Uruguait”.

Rossi

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*