Menu

Dashuria na shtyn të bëjmë gjëra

Mjaft shkove pas njerëzve që nuk duan të jenë në jetën tënde…

Screen-Shot-2018-04-22-at-08.43.21

Është një fenomen mjaft i zakonshëm. Dashuria na shtyn të bëjmë gjëra nga më të ndryshmet, ndonjëherë edhe nga më përulëset. Një nga to, është edhe të shkosh pas atyre që nuk duan të jenë në jetën tënde. E quaj përulëse, sepse nëse dikush dëshiron të largohet nga jeta jote, është e kotë ta mbash në mënyrë egoiste në të. Nuk ka kuptim. Njerëzit hyjnë dhe dalin nga jeta jonë. Sado t’i duam, duhet t’i kuptojmë se duhet t’i lëmë të ikin. Dashuria tregohet edhe në këtë formë, duke i lënë njerëzit që duan të largohen nga ne, të jenë të lirë ta bëjnë këtë gjë.

Mjaft u ende pas njerëzve. Nëse të bllokojnë, apo të ofendojnë duke të thënë se nuk të duan pranë në forma të ndryshme ofenduese, apo të injorojnë, mos i fol më. Lejoji ata që në mënyrë natyrale janë pjesë e jetës tënde dhe kënaqen me energjinë që ti u fal. Ne shpenzojmë shumë kohë duke u përpjekur t’i mbajmë në jetën tonë ata që duan të ikin dhe nuk u falim kohë atyre që kanë qenë në jetën tonë që prej fillimit. Ne përpiqemi të mbajmë pranë, ata që duan të arratisen. Kjo nuk është e drejtë. Një dashuri e tillë nuk mund të quhet dashuri, por egoizëm dhe egoizmi kurrsesi nuk është dashuri. Dashuri do të thotë të kesh fuqinë ta lësh dikë të largohet nga ty, nëse e dëshiron këtë gjë, sado ta duash.

Unë e di që është e vështirë ta lësh të largohet atë që ti e do me gjithë shpirt. E di që për momentin duket e pamundur jetesa pa të, por nuk ka gjë të pamundur. Koha shëron gjithçka. Do të të shërojë edhe ty. Thjesht respektoje dhe vlerësoje veten mjaftueshëm, sa për të kuptuar se meriton dikë që të përpiqet çdo ditë për të fituar akoma më shumë zemrën tënde, jo që do të jetë larg teje. Ti meriton më të mirat në jetë dhe e ke vetë në dorë për t’ia siguruar vetes këto të mira, duke u nisur që nga vendime të tilla.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*