Menu

Cristiano do të prezantohet përpara… 0 spektatorëve

Të gjithë tifozët e Juventusit mezi po presin ditën e hënë, kur do të shohin për herë të parë Cristiano Ronaldon të veshur me fanelën bardhezi.

cris-4

Një ngjarje historike për të cilën po flasin të gjitha mediat italiane dhe që imagjinohej që të ndodhte në një Allianz Stadium të mbushur plot me tifozë, ashtu siç u prezantua portugezi te Reali në vitin 2009.

Por nuk do të jetë kështu. Juventusi ka njoftuar zyrtarisht se programi i ditës së hënë do të jetë identik si prezantimi i çdo futbollisti tjetër: vizitat mjekësore në J-Medical, konferencë shtypi dhe prezantim.

Klubi po mendonte që të organizonte një prezantim me tifozë, por në fund preferoi që të shmangte hapjen e portave të stadiumit.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*