Menu

Coutinho show – Liverpool në zonën Champions

Liverpool i kundërpërgjigjet Manchester City dhe Arsenal me një fitore bindëse ndaj West Ham me rezultatin e thellë 4:0.

FBL-ENG-PR-WEST HAM-LIVERPOOL

Liverpool i kundërpërgjigjet Manchester City dhe Arsenal me një fitore bindëse ndaj West Ham me rezultatin e thellë 4:0. Ishte një pasdite e këndshme në “Anfield” teksa të besuarit e Jurgen Klopp nuk e diskutuan për asnjë moment fitoren duke filluar me mendësinë e duhur ndeshjen.

Të Kuqve nuk u duhej shumë për të kaluar në avantazh dhe është i rikthyeri Daniel Sturridge ai që, pas një pasimi të mrekullueshëm të Coutinho, bën një gol prej sulmuesi të vërtetë (diçka që i ka munguar Liverpool gjatë këtij sezoni) duke kaluar portierin pas një driblimi ‘alla’ Ronaldo dhe duke shtyrë topin në rrjetë.

Goli i mundëson qetësinë e nevojshme Liverpool për të vazhduar në rrugën e duhur dhe në pjesën e dytë fillon Coutinho “show”. Braziliani shënon një gol fantastik vetëm 10 sekonda pasi Wijnladum kishte tronditur traversën e West Ham nga distanca.

Braziliani driblon tre kundërshtarë përpara se ta dërgojë topin në rrjetë. Pak më pas vjen edhe goli i dytë personal për lojtarin që kërkohet me ngulm nga Barcelona, dhe festa fillon në “Anfield”. Pas tij ka vend edhe për Origi të shënojë emrin e tij në listën e golashënuesve teksa përfiton nga një rrëmujë në zonën kundërshtare.

Kjo fitore i jep sado pak qetësi Liverpool por Manchester City mund ta parakalojë sërish pasi ka një ndeshje të prapambetur, ndërsa edhe Arsenal mund t’i afrohet në renditje por për momentin Të Kuqtë janë në vend të tretë, çka do të thoshte një kualifikim automatik në fazën e grupeve të Champions League.

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*