Menu

Coutinho kërkon largimin

Refuzimi i 100 milionë eurove që raportuan një ditë më parë mediat britanike, nuk ishte thjesht një thashethem vere.

Coutinho


Liverpool nuk ka ndërmend që të privohet nga sulmuesi brazilian Philippe Coutinho. Nëpërmjet një komunukate zyrtare për mediat, klubi britanik është pozicionuar qartë ndaj çdo tentative të skuadrave të tjera për futbollistin e tyre.

“Duam të sqarojmë pozicionin e klubit për mundësitë e transferimit të futbollistit Philippe Coutinho. Vendimi final i klubit është se nuk do të marrim në konsideratë asnjë ofertë për futbollistin, i cili do të vazhdojë të qëndrojë në Liverpul edhe pas mbylljes së merkatos”, shkruhet në komunikatën zyrtare të klubit britanik.

Barcelona e konsideron Coutinhon si zëvendësuesin ideal të Neymar dhe mendohet se paraprakisht klubi katalanas ka arritur një marrëveshje me përfaqësuesit e futbollistit, i cili nga ana e tij e sheh mundësinë e transferimit në Barcelonë si një hap cilësor për karrierën.

Dhe pikërisht vullneti i futbollistit shihet si e vetmja mundësi e Barcelonës për të finalizuar transferimit e sulmuesit. Pak ditë më parë, Barcelona u refuzua edhe nga Dortmundi për Dembele.

Ndërkohë, sipas “Sky Sports”, dy orë pas komunikatës së Liverpool, Coutinho ka kërkuar largimin nga klubi (transfer request). Një kërkesë e tillë bëhet vetëm në Angli.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*