Menu

Conte: Nuk jam aq i mirë

Conte: Më duhet që të flasë më shumë me menaxherët, të cilët janë shumë, shumë të mirë në bindjen e klubeve që të shpenzojnë më shumë para për top lojtarë.

Conte

Menaxheri i Chelseas, Antonio Conte, pranon se “është pak i keq” kur vjen puna që ta bindë bordin e klubit për të nënshkruar me futbollistë të rinj.

Kampioni në fuqi i Premier League, ka dështuar që të sjell në Stamford Bridge ndonjë futbollist të madh në afatin e janarit, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.

Dhe, 48 vjecari ka thënë se atij i duhet të jetë më bindës në këtë aspekt.

“Më duhet që të flasë më shumë me menaxherët, të cilët janë shumë, shumë të mirë në bindjen e klubeve që të shpenzojnë më shumë para për top lojtarë”.

“Mendoj se jam jo aq i mirë për ta bindur klubin që të blejë futbollistë. Mendoj se në këtë drejtim mund të përmirësohem”.

“Më duhet të mësoj nga trajnerët tjerë, menaxherët tjerë, në këtë asket”.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*