Menu

Çollaku: Zgjidhja e konfliktit Kosovë-Serbi do të sjellë përfitime në ekonominë rajonale

Bekim Çollaku, shef i kabinetit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se një marrëveshje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës është shumë e rëndësishme për Bashkimin Evropian.

bekim qollaku

Bekim Çollaku, shef i kabinetit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se një marrëveshje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës është shumë e rëndësishme për Bashkimin Evropian.

Çollaku ka theksuar se koha po kalon dhe se gjendja e pasigurisë në dialog nuk është në interes të askujt.

Në një artikull për portalin ‘EurActiv’, Çollaku ka thënë se Beogradi dhe Prishtina pas gjashtë vitesh janë duke hyrë në fazën e fundit të dialogut nën ndërmjetësimin e BE-së, transmeton lajmi.net.

“Ka kaluar shumë kohë që kur dialogu ka filluar dhe fundi tani po shihet. Kanalet direkte të komunikimit janë të hapura duke kufizuar eskalimin e panevojshëm të tensionit – i cili do të ishte i paimagjinueshëm para vitit 2011, ndërsa perspektivat për njohje të plotë po rriten dita e ditës”, është shprehur Çollaku.

Sipas tij, përpos zgjidhjes së konfliktit të gjatë midis dy palëve, kjo do të sjellë përfitime të rëndësishme për ekonomitë e rajonit.

Çollaku ka shtuar se rruga për të ardhur në përfundim të këtij procesi nuk ishte e lehtë se dhe nuk duhet bërë hap prapa

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*