Menu

Çokollatat kancerogjenë

Këto çokollata mbajini larg fëmijëve tuaj, kanë elementë kancerogjenë.

kinde

Autoriteti i Sigurisë Ushqimore Europiane ngre alarmin duke këshilluar prindërit që të mos blenë çokollata “Kinder”, pasi në to janë gjetur elementë kancerogjene.

Sipas Indipendent, lajmi në fjalë ka sjellë reagimin e menjëhershme të qeverive europiane, të cilat kanë kërkuar analizimin e përmbajtjes së tyre.

Autoriteti gjerman ka bërë i pari analizën e përmbajtjes së tyre, dhe në fund rezultati ka qënë shokues, pasi është konfirmuar se në çokollatat “Kinder” janë gjetur elementë të rrezikshëm për shëndetin e fëmijëve.

Specialistët kanë gjetur hidrokarbure të naftës aromatike (MOAHs), të cilat janë të krijuara kur nafta është rafinuar. Ky element është kancerogjen, përshkruajnë shkencëtarët. U testuan 20 produkte të ndryshme, duke gjetur tre elementët më të rrezikshëm me efekte anësore.

Pas këtij zbulimi disa kompanive në Gjermani, “Ferrero Kinder Riegel”, “Lindt Fioretto Nougat Minis”, u është kërkuar që të heqin produktet, por ato refuzuan.

Specialistët sugjerojnë të mos konsumohen këto çokollata, ndërkohë që kompanitë thonë se, gjithçka është në rregull dhe se çdo prodhim është i shëndetshëm.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*