Menu

Çka duhet të dini për vaksinimin e fëmijëve

Ja 4 rastet kur vonimi i vaksinave bën më shumë mirë se sa dëme tek fëmija:

vaksina

Vaksinat janë konsideruar një mënyrë tepër efektive në mbrojtjen e fëmijëve ndaj sëmundjeve të ndryshme. Por, kohët e fundit shumë njerëz shqetësohen nëse vaksinimi i fëmijëve është i sigurt kur fëmijët janë të ftohur, kanë alergji apo simptoma të tjera mjekësore. Vaksinat janë pothuajse të sigurta, por kjo nuk do të thotë që nuk ka disa përjashtime. Ka raste kur vaksinat duhen vonuar në mënyrë që të mos dëmtoni fëmijën. Në raste të tilla mjeku i fëmijës tuaj do të japë këshillën e duhur.

Ja 4 rastet kur vonimi i vaksinave bën më shumë mirë se sa dëme tek fëmija:

Fëmija ka patur reaksione alergjike nga vaksina e mëparshme: Një nga arsyet kur duhet të shmangni vaksinimin është kur fëmija ka patur reaksione alergjike nga vaksina e mëparshme. Këto janë raste shumë të rralla, por nëse ndodhin shoqërohen me vështirësi në frymëmarrje, rënie të presionit të gjakut, temperaturë të lartë, dhimbje koke etj.

Ka alergji nga vezët: Vaksinat e gripit dhe fruthit janë të përbëra nga substanca që gjenden në vezët e pulave. Megjithatë kur këto vaksina bëhen në doza të ulëta nga pediatri, fëmija nuk do të shfaqë shenja të rënda alergjie. Në fakt sipas një studimi njerëzit që kanë alergji nga veza nuk i përjetojnë reaksionet alergjike të vaksinave të gripit apo fruthit. Në raste të tilla duhet të konsultoheni me pediatrin nëse fëmijës tuaj i lejohet apo jo vaksina.

Ka temperature të lartë: Në qoftë se kur bëni vaksinën, fëmija juaj ka temperaturë të lartë do të jetë e vështirë për të përcaktuar nëse ajo ka funksionuar dhe po reagon. Do të jetë e vështirë për t’u kuptuar nëse ethet janë shkaktuar nga temperatura apo vaksina. Kështu që në këtë rast nuk ka asgjë të keqe që vaksina të shtyhet për më vonë.

Fëmija trajtohet me doza të larta me steroide: Kur fëmija juaj është duke marrë doza të larta me steroide lidhur me një problem shëndetësor, kjo çon në uljen e aktivitetit të qelizave imunitare. Prandaj duhen shmangur të gjitha vaksinat deri sa fëmija të ndalojë së marri këto steroide. Vaksinat duhen bërë disa javë më pas lënies së dozave me steroide. Këtu përfshihen të vaksinat si ajo e gripit, fruthit, shytave, rubeola, lia e dhenve etj.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*