Menu

Çifti me të njëjtin profesion ka jetë monotone

Studimi: Partnerët që kanë të njëjtin profesion, jetë monotone.

Couple1 (1)

Studiuesit, pasi hulumtuan 291 çifte, ku partnerët ishin në të njëjtin profesion dhe 350 çifte, me partnerë që kishin profesione kryekëput ndryshe nga njëri-tjetri, thanë se është më e vështirë të jetosh në një shtëpi me “kolegun” se sa me dikë që as ia ka haberin punës që ti bën.

Në rast se bashkëshortët kanë të njëjtën fushë studimi por edhe punojnë në të njëjtin drejtim, atëherë u mbetet më pak kohë për jetën private- orët e punës zgjasin më shumë dhe ekuilibri marrëdhënie-karrierë, nuk gjendet lehtësisht.

Pra, hallet e zyrës, kalojnë në shtëpi më shpesh dhe bëhen çështje dite edhe në tryezën e ngrënies. Megjithatë, studiuesit psikologë, theksojnë se kjo temë nuk mund të ndahet me thikë, edhe pse të dhënat të çojnë në këtë përfundim.

Sipas tyre, të kesh të njëjtin profesion me partnerin ka edhe avantazhe, si për shembull: për disa takime apo detyra, nuk ke pse shpjegohesh gjatë, mund të gjesh më shumë mirëkuptim.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*