Menu

Cheesecake me vanilje pa pjekje

Një ëmbëlsirë super e thjeshtë pa pjekje që mund ta gatuani në çdo kohë. E keni gati në më pak se 15 minuta. Ju bëftë mirë!

cheesecake

 

Përbërësit:

240 gram krem djathi

1 gotë krem pana

½ gotë biskota të kripura të thërmuara imët

3 lugë gjelle gjakpë pa kripë

4 lugë gjelle sheqer

1 lugë çaji ekstrakt vanilje

Krem ëmbëlsirash

Fruta të freskëta

 

Përgatitja:

Kombinoni biskotat e thërmuara imët, gjalpin dhe sheqerin në një tas të vogël. Hidheni përzierjen në një tavë qelqi dhe hapeni me duart tuaja. Vendoseni në frigorifer në ngrirje.

Ndërkohë, trazoni kremin pana me një mikser elektrik për disa minuta. Shtoni kremin e djathit, sheqerin dhe vaniljen. Trazojini mirë derisa të bëhet një masë e butë.

Shtoni edhe kremin e ëmbëlsirave dhe hidheni përzierjen mbi masën e ngrirë në tavë. Vendoseni sërish në frigorifer për 1-2 orë.

Servireni me krem ëmbëlsirash dhe fruta të freskëta.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*