Menu

Çfarë kishte thënë Vuçiq më 1995 për Serbinë e madhe në Kroaci

“Politikani që e bën këtë, bën presion ndaj gazetarëve dhe mediave e që është e palejueshme në çdo shoqëri të civilizuar”, thuhet në njoftimin e Asociacionit kroat.

89968E61-A04E-415E-A885-9B28938B1741_w408_r1_s

Derisa qëndroi në Kroaci, presidenti serb ka akuzuar gazetarët për shpifje, rreth fjalimit që ai e pati në një qytet kroat në vitin 1995 dhe fliste për Serbinë e Madhe. Madje, edhe Zyra e presidentes së Kroacisë kishte kërkuar nga gazetarët të mos i bëjnë pyetje lidhur me fjalimin në Glina.

Ndaj akuzave të presidentit ka reaguar asociacioni i gazetarëve kroatë. “Politikani që e bën këtë, bën presion ndaj gazetarëve dhe mediave e që është e palejueshme në çdo shoqëri të civilizuar”, thuhet në njoftimin e Asociacionit kroat.

Gazetarët kroatë e kanë dënuar edhe thirrjen e kabinetit të presidentes kroate që homologut të saj serb mos t’i bëhen pyetje lidhur me fjalimin nga vitit 1995, derisa ekzistimin e kësaj kërkese e kanë konfirmuar dy televizione, RTL dhe N1.

Në anën tjetër, pyetja rreth fjalimit të luftës së Vuçiqit në Glina është në funksion të ballafaqimit të tij me të shkuarën. Sa i përket të shkuarës, Vuçiq ka thënë në Kroaci se kroatët e serbët kanë pikëpamje të ndryshime lidhur me atë çfarë ndodhi, por kjo nuk nënkupton që nuk mund të jetojnë e bisedojnë së bashku.

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*