Menu

Bushati e pranon: Po, ia dhamë detit Greqisë

Kotzias: Kemi rënë dakord për çështjen detare. Zonën Ekskluzive Ekonomike mund ta shpallësh kur tjetri ka pranuar se ke të drejtën e 12 miljeve. Bëhet fjalë për zonën bregdetare kombëtare.

Kotzias-Bushati-2-300x300

Shqipëria dhe Greqia e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për kufirin detar, për një prej çështjeve që i ka mbajtur të ftohta marrëdhëniet mes dy vendeve prej vitit 2009 kur Partia Socialiste e çoi në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e arritur nga qeveria e Partisë Demokratike.

Ministri i Jashtëm grek Kotzias, që ka negociuar drejtpërdrejt me palën shqiptare në takimin e Kretës dhe atë të Korçës, në një intervistë për televizionin publik ERT, e pohoi këtë, duke pranuar hapësira detare greke zgjerohet në 12 milje, por pa dhënë detaje se çfarë nënkupton kjo shifër.

“Kemi rënë dakord për çështjen detare. Zonën Ekskluzive Ekonomike mund ta shpallësh kur tjetri ka pranuar se ke të drejtën e 12 miljeve. Bëhet fjalë për zonën bregdetare kombëtare”, tha Kotzias.

Por, ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati thotë se me palën greke është rënë dakord vetëm për vijat e kuqe ku do të ecin negociatat, të përcaktuar nga e drejta ndërkombëtare dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese shqiptare.

Në një intervistë dhënë për emisionin “Opinion”, që do transmetohet në orë 22:00, Bushati thotë se marrëveshja do të finalizohet nga ekspertët, duke premtuar se ajo do të jetë më e mirë se e vitit 2009.

“Unë po ju them edhe një herë tjetër qartë dhe shkoqur, ne kemi diskutuar në parim për linjat e kuqe, përmes të cilave dhe përtej të cilave ne nuk dalim dot. Po ju them që marrëveshja do të jetë disa herë më e favorshme se marrëveshja që është arritur në 2009. Do të ulen ekspertët në tavolinë, sepse ekspertët nuk janë ulur në tavolinë dhe do të finalizojnë marrëveshjen”, tha Bushati./Tv Klan

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*