Menu

Burri i aktores së njohur dhuron 100 milionë euro për rindërtimin e “Notre Dame”

Miliarderi Francois-Henri Pinault premton 100 milionë euro për të ndihmuar rindërtimin e katedralet historike.

aktorja

Miliarderi Francois-Henri Pinault premton 100 milionë euro për të ndihmuar rindërtimin e katedralet historike.

Presidenti francez Emmanuel Macron u zotua se do ta rindërtojë katedralen Notre Dame në Paris, pasi një zjarr që e përfshiu ka shkatërruar pothuajse tërësisht trashëgiminë ruhej me shekuj, shkruan The Economic Times.

Macron u shpreh se “më e keqja ishte shmangur” nga flaka që kishte kërcënuar objektin dhe trondimit Francën, pasi ajo katedrale është përshkruar si shpirti i kombit.

Miliarderi francez Francois-Henri Pinault, i cili është drejtor ekzekutiv i Kering group dhe zotëron shtëpinë e modës “Gucci” dhe “Saint Laurent”, premtoi 100 milionë euro për rindërtimin e “Notre Dame”.

Katedralja ishte objekt 850 vjeçar nën mbrojtjen e UNESCO-s, ndërsa rreth 400 zjarrfikës u kujdesën për të shuar zjarrin, i cili në orët e hershme të së martës u deklarua se ishte nën kontroll.

Francois-Henri Pinault është i martuar me aktoren e njohur, Selma Hayek. L.net.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*