Menu

Burrat i stresojnë gratë

Studimet kanë treguar se burrat i stresojnë gratë, dy herë më shumë se fëmijët!

burrat  grat

Historia ka treguar se gratë janë më influencuese dhe më direkte në jetën e fëmijëve. Kjo sjellje ka filluar që në lashtësi kur meshkujt dilnin për të siguruar ushqimin dhe femrat qëndronin nëpër shpella, mblidhnin fruta dhe perime dhe kujdeseshin për fëmijët.

Në kohërat moderne duket se rolet kanë ndryshuar dhe gratë kanë të drejtën të punojnë dhe të fitojnë një rrogë të kënaqshme po aq sa meshkujt.

Por ku qëndron problemi ?

Prindërit duhet të bashkëpunojnë me njëri tjetrin kur vjen puna tek rritja e fëmijës që kanë sjellë në jetë, gjithsesi në një farë mënyrë gjithë përgjegjësitë e fëmijës zakonisht bien mbi mamanë.

Dhe gjithashtu sipas një studimi ka dalë në pah se meshkujt i stresojnë femrat më shumë se dhe vet fëmija që ata kanë për faktin e thjesht. Sepse gratë në kohrat moderne kanë pritshmëri më të larta. Pra ato presin një ndihmë më të madhe nga bashkëshortët e tyre, dhe kur këta të fundit nuk e realizojnë dot këtë nuk mund t’i shkaktojë gjë tjetër veçse stres. Dhe kjo nuk mund të jetë aspak e shëndetshme për familjen tuaj./Shije.al

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*