Menu

Bukë shtëpie me rozmarinë

Kjo recetë ju ndihmon të përgatisni një bukë me aromë të mrekullueshme falë rozmarinës. Mbi të gjitha është një bukë pa gluten, që favorizon të gjithë ata që janë intolerant ndaj këtij elementi.

bukë shtëpie me rozmarinë

Përbërësit:

2 gota e gjysmë me bajame
¼ filxhan çaji me fara liri
1 lugë çaji buke sode
1 lugë kripë
4 vezë të mëdha (ose 5 të vogla)
1½ lugë gjelle me nektar kokosi
1 ½ lugë gjelle me vaj kokosi
1 lugë me uthull molle
2lugë gjelle me rozmarinë të freskët

Përgatitja:
Ngroheni furrën në 200 gradë Celsius. Në një tas kombinoni të gjithë përbërësit përveç rozmarinës. I trazoni mirë për rreth 1-2 minuta. Tani i shtoni rozmarinën derisa të jetë shpërndarë në mënyrë të barabartë. Masën e krijuar shtrojeni në një tavë dhe fueni në furrë të piqet për 30 minuta. Pasi të jetë gati, lëreni të ftohet rreth 10 minuta dhe në fund shërbejeni. Buka është gati!/Shije.al

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*