Menu

Borxhi i Apple, KE detyron Irlandën ta pranojë

Qeveria irlandeze ka arritur një marrëveshje me Apple që të nisë grumbullimin e 13 miliardë eurove, taksa që gjigandi i teknologjisë i detyrohet.

Apple

Lajmi u konfirmua nga Ministria irlandeze e Financave dhe deri këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur, me përjashtim të faktit se Dublini nuk i do këto taksa. Problemi u ngrit në gusht të vitit 2016, kur Komisioni Evropian vendosi se prodhuesi i iPhone duhet të rimbursojë shtetin irlandez me një shifër rekord prej 13 miliardë eurosh për taksa të papaguara prej vitesh, sipas gjykimit të qeverisë evropiane.

Në vendimin e KE-së shkruhej se përfitimet në taksa që Apple kishte marrë ishin të jashtëligjshme në kuadër të rregullave të BE-së, sepse i lejonin kompanisë amerikane që të paguante shumë më pak taksa sesa bizneset e tjera. Madje, KE-ja e çoi Irlandën në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë këtë tetor, pasi nuk ka grumbulluar taksat e prapambetura. Apple sigurisht që e ka kundërshtuar vendimin e KE-së dhe e ka apeluar. Por, çudia qëndron në faktin se edhe Irlanda e ka apeluar vendimin dhe thotë se nuk dëshiron dhe as ka pse t’i marrë këto taksa.

Çështja është fare e thjeshtë. Irlanda ndërtoi suksesin e saj ekonomik duke u shndërruar në një vend me taksa të ulta për korporatat ndërkombëtare që kërkonin akses në BE dhe nëse nis të mbledhë taksat e prapambetura druhet se do të largojë kompanitë. Sidoqoftë, Irlanda 13 miliardët nga Apple do t’i marrë dhe do t’i ngrijë në banka, derisa të përfundojë apeli.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*