Menu

Bombardimi i Sirisë

Trump: ShBA, aleatët sulm ajror kundër Sirisë pas përdorimit të armëve kimike nga regjimi i Asadit.

6E64FD87-EDF0-46CB-8134-A1BBB90103EC_cx0_cy9_cw0_w408_r1

Trump: ShBA, aleatët sulm ajror kundër Sirisë pas përdorimit të armëve kimike nga regjimi i Asadit

President Donald Trump speaks in the Diplomatic Reception Room of the White House on, April 13, 2018, in Washington, about the United States' military response to Syria's April 7 chemical weapons attack.

President Donald Trump speaks in the Diplomatic Reception Room of the White House on, April 13, 2018, in Washington, about the United States’ military response to Syria’s April 7 chemical weapons attack.

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca fillojnë sulme ushtarake kundër qeverisë së presidentit Asad për shkak të përdormit të armëve kimike nga Siria kundër banorëve të saj.

Shikoni fjalimin e presidentit Trump

No media source currently available

0:007:400:00
 Direct link 

 

Sulmi i bashkërenduar me Francën dhe Britaninë, shënon herën e dytë që presidenti Trump përdor forcën ushtarake kundër Sirisë.

Presidenti Trump e njoftoi goditjen ushtarake të premten në mbrëmje gjatë një fjalimi drejtuar vendit me televizion.

Presidenti tha se sulmet synojnë t’i japin fund përdorimit të armëve kimike nga qeveria e Sirisë.

Javën e kaluar të paktën 40 vetë u vranë dhe qindra u sëmurën në qytetin e Dumës, për shkak të asaj që Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera besojnë se ishte një sulm me armë kimike nga qeveria e Sirisë. Qeveria e Sirisë e ka mohuar përdorimin e armëve kimike.

Kryeministrja britanike Theresa May tha se veprimi i aleatëve nuk synon “përfshirjen në një luftë civile”. “Nuk ka të bëjë me ndryshimin e regjimit. Është një goditje e kufizuar dhe me objektiva të qartë, që nuk synon përshkallëzimin e tensioneve në rajpn dhe bën gjithshka mundet për të parandaluar viktimat mes banorëve civilë”, tha kryeministrja May të shtunën.

Agjencitë e lajmeve Reuters dhe AFP njoftuan se shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në kryeqytetin e Sirisë, Damask, në kohën që presidenti Trump njoftoi fillimin e goditjes ushtarake.

Sipas zyrtarëve të Pentagonit u goditën tri objektiva: një laborator kërkimor në Damask, i lidhur me prodhimin e armëve kimike dhe biologjike, një magazinë ku mbaheshin armë kimike në qytetin Holms dhe një magazinë tjetër ku mbaheshin pajisje për prodhim armësh dhe shërbente si qëndër e rëndësishme komande, po në afërsi të Holmsit.

Sipas Sekretarit amerikan të Mbrojtjes James Mattis, operacioni ka përfunduar dhe “ai dërgoi një mesazh shumë të fortë”.

Presidenti Trump veçoi mbështetësit kryesorë të Sirisë, Rusinë dhe Iranin, që nuk e ndaluan regimin sirian të përdorte armë kimike. Ai kritikoi veçanërisht Rusinë, që nuk mbajti premtimin e vitit 2013 për të eliminuar armët kimike të Sirisë.

“Sulmet e ditëve të fundit nga Asadi dhe reagimi ynë i sotëm, është pasojë e drejtpërdrejtë e dështimit të Rusisë për të vepruar”, tha presidentit Trump.

Televizioni sirian njoftoi se sistemi i mbrojtjes kundër-ajrore iu përgjigj sulmit.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*