Menu

Bllokohet divorci

Bllokohet procedura e divorcit mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt.

0920-brad-pitt-angelina-jolie-getty-4-620x390

Bllokimi i praktikave të divorcit mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt ka nxitur spekulimet në mediat rozë, për një ribashkim të mundshëm të çiftit më të përfolur të Hollivudit.

Burime të afërta me dy aktorët që ligjërisht janë ende burrë e grua, konfirmuan se ata nuk kanë firmosur ende asnjë dokument për të zyrtarizuar fundin e martesës së tyre. Lajmi  i ndarjes së çiftit të njohur me pseudonimin “brangelina” erdhi si një rrufe në qiell të hapur gatë një vit më parë, në shtator të 2016-tës. Që atëherë beteja ligjore mes të dyve është zhvilluar kryesisht lidhur me kujdestarinë e fëmijëve.

Gjithnjë sipas burimeve të afërta me ta, bllokimi i divorcit mund të ketë ardhur si pasojë e mea culpas së Brad Pitt, i cili duket se ka pranuar pjesën më të madhe të fajit për ndarjen. Siç thuhet varësia e aktorit ndaj alkoolit dhe vështirësia për të menaxhuar familjen, kanë qënë mes shkaqeve kryesore që çuan drejt fundit të martesës.

Tabloidët raportojnë se premtimet dhe përpjekjet e protagonistit të “7 vjet në Tibet” dhe rasti i çuditshëm Benjamin Button, për të mos pirë më dhe për të përmirësuar gjendjen e tij përmes një procesi rehabilitues personal, kanë pasur ndikim pozitiv tek Jolie, e cila mund t’i japë edhe një mundësi të dytë…

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*