Menu

Bie Juventus, Milan fiton Superkupën

AC Milan fiton për herë të shtatë Superkupën e Italisë, pasi ka mposhtur me penallti Juventus në finalen e luajtur në Doha të Katarit

milan-1

AC Milan fiton për herë të shtatë Superkupën e Italisë, pasi ka mposhtur me penallti Juventus në finalen e luajtur në Doha të Katarit. Kuqezinjtë e drejtuar nga Vincenzo Montella triumfuan me 11-metërsha pasi 120 minutat u mbyllën 1-1, me dy gola të shënuar në pjesën e parë nga Chiellini për Juventus dhe Bonaventura për Milan.

Juventus e nisi takimin më mirë dhe vetëm Gigio Donnarumma i mohoi golin Mario Mandzukic dhe Stefano Sturaro, por numri 1 kuqezi nuk mundi të bëj asgjë kur në minutën e 18-të, Giorgio Chiellini shënoi gjatë një goditje nga këndi të ekzekutuar nga Miraleim Pjanic. Mbrojtësi bardhezi kërceu më lart se të gjithë duke kaluar në avantazh kampionët e Italisë.

Vetëm pas golit të pësuar, AC Milan nisi të barazoi lojën dhe të fitojë terren. Shtatë minuta para fundit të pjesës së parë, kuqezinjtë barazuan rezultatin. Giacomo Bonaventura mposhti Gianluigi Buffon me një goditje të saktë me kokë, pas krosimit të marrë nga Suso Fernandez. Me secilin prej ekipeve që dominoi për 20 minuta, pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1

Pjesa e dytë pati një tablo të ngjashme me pjesën e parë, por me një ndryshim: nuk “prodhoi” gola.

Këtë herë ishte Milan, që luajti më mirë në 20 minutat e para dhe goditi traversën me anë të Romagnoli, ndërsa Juve e mbylli ndeshjen në sulm, por si Higuain ashtu dhe Dybala nuk arritën të mposhtin numrin 99 kuqezi Donnarumma edhe kësisoj ndeshja shkoi në shtesë. Por as në 30 minutat e shtesës nuk pati gola.

Claudio Marchisio shënoi penalltinë e parë për Juventus, ndërsa Lapadula e humbi për Milan, i neutralizuar nga Buffon. Mario Mandzukic goditi traversën, ndërsa Bonaventura i çoi shifrat në 1-1. Higuain, Khedira, Suso dhe Kucka nuk gabuan. Në serinë e fundit të goditjeve, Dybala u “hipnotizua” nga Donnarumma, kurse kroati Pasilic shënoi penalltinë e fundit dhe i tha trofeun kuqezinjve.

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*