Menu

Bie besimi tek perëndimi

Besimi tek perëndimi ka rënë brenda vetë perëndimit…

Screen-Shot-2017-05-08-at-10.04.05

David Brooks është një opinionist shumë i njohur amerikan, me pikëpamje konservatore, ndonëse mbështet një konservatorizëm atipik, krahasuar me standartet e Partisë Republikane në SHBA. Ky pozicion i tij gjen vend në optikën e nevojës për të mbrojtur qytetërimin perëndimor që sipas tij – dhe jo vetëm sipas tij – është i kërcënuar nga mungesa e tolerancës ndaj vetvetes e perëndimorëve, të cilët gjithnjë e më shumë e shohin historinë dhe kulturën e tyre në brendësi të një narrative “reaksionare dhe shtypëse”.

Qytetërimi perëndimor, në fakt, bazohet në rrëfimin e personazheve të mëdhenj “si Sokrati, Erazmi, Monteskjeja dhe Rusoja, të cilët kanë kontribuar në mënyrë aktive për të shtyrë popujt që të kërkojnë maja gjithnjë e më të larta të idealit humanist”, shkruan ai në Nju Jork Tajms.

“Kjo narrativë e qytetërimit perëndimor shoqërohet nga vlera të caktuara, si rëndësia e diskutimit të arsyeshëm dhe të drejtave të pronësisë, nevoja për një arenë publike të informuar nga feja, por jo të dominuar nga teokracia. Ka hedhur kështu themelet e asaj që më pas është konfiguruar si ‘arti madhështor i qeverisjes’. U ka dhënë njerëzve të ndryshëm një ndjenjë misioni dhe fjalori të përbashkët, ka krijuar një kornizë brenda të cilës mund të zhvillohej diskursi politik, dhe mbi të gjitha, ka përcaktuar një tërësi vlerash të përbashkëta. Prej disa dekadash tashmë, shumë njerëz, mbi të gjitha në universitete, kanë humbur besimin tek narrativa e qytetërimit perëndimor. Kanë pushuar mësimdhënien e tij dhe rripi i madh i transmisionit kulturor është këputur. Tashmë shumë studentëve u mësohet që qytetërimi perëndimor është një histori shtypjeje”.

Pasoja e parë e kësaj ere antiliberale ka qenë natyrisht “ngjitja e joliberalëve”.

“Në bazë të një studimi të botuar nga Journal of Democracy, përqindja e të rinjve amerikanë që e konsiderojnë të domosdoshme të jetojnë në një vend demokratik, ka rënë nga 91 përqind në vitet tridhjetë të 1900-ës, në 57% sot. Besimi tek perëndimi ka rënë brenda vetë perëndimit…”.

“Nëse mendoni se narrativa e qytetërimit perëndimor është shtypëse”, përfundon Brooks, “prisni dhe shihni se si do të jetë bota që do të vijë pas tij”. / Bota.al

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*